Flash News

KRYESORE

6 muaj nga vdekja e Kacifasit, blindohet Kakavija

6 muaj nga vdekja e Kacifasit, blindohet Kakavija

Ne pikën kufitare të Kakavijes janë shtuar përforcime pasi nesër është 6 mujori i vdekjes së Kacifasit.

Forcat Antiterrori kanë shkuar në Kakavijë. Shërbimet janë përforcuar pasi mendohet se nesër mund të vijnë për Bularat shumë persona dhe mund të agravohet situata.

Me datë 12 maj është takimi dhe ceremonia për Vorio Epirin dhe Kacifasin në fshatin Delvinaq të Janines.

Kjo është lajmëruar dhe nëpërmjet posterave nëpër rrugët e Janinës. Në ceremoni do të mbajë fjalim edhe peshkopi i Konicës që njihet si ekstremist dhe antishqiptar.

Kujtojmë që Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër,  u vra më 28 tetor 2018, në Bularat  gjatë një shkëmbimi zjarri me efektivët e RENEA-s.

Të fundit