Flash News

KRYESORE

6 rregullat themelore pas stërvitjes

6 rregullat themelore pas stërvitjes

Për një fizik të shëndetshëm dhe gjithmonë në formën ideale, sigurisht që nevojiten ushtrime fizike dhe stërvitje që hera herës duket disi e lodhshme, por kthehet natyrshëm në mënyrë jetese. Jo gjithçka mbaron me përfundimin e ushtrimeve fizike, për një stërvitje efikase dhe sa më pak të mundimshme, duhet të mbani parasysh disa këshilla të rëndësishme që e bëjnë më efikase gjithë këtë procedurë të ushtruari në fitnes.

Trajneri i njohur i fitnesit, Nick Clayton, për revistën ‘Muscle and Fitness’, ka zbuluar gjashtë këshilla themelore të cilat duhet t’i aplikoni pas stërvitjes.

Përdorni cilindrin

Cilindri ka aftësi të eliminojë nyjat e muskujve në indet e buta të cilat mund të shkaktojnë dhembje të muskujve. Këtë teknikë mund ta praktikoni para dhe pas stërvitjes.

Ftoheni trupin

Pas aplikimit të ushtrimit të fundit mos ikni menjëherë nga palestra. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat atë ditë i keni ushtruar, për shembull, sa ushtrime i keni bërë për pjesën e sipërme të trupit, pas programit të përcaktuar bëni kardio të butë si p.sh. ushtrimi sikur me lopata barke në ergonometër.

Shtrirja

Shtrirja e drejtë i ndihmon sistemit nervor që të qetësohet dhe të rigjenerohet. U rekomandohet posaçërisht stërvitësve të cilët punojnë me pesha më të mëdha, transmeton Telegrafi.

Rihidratimi

Pa pirje adekuate të ujit gjatë stërvitjes, trupi dhe zemra do të punojnë më fort gjë që në fund do t’ju lodhë më shpejt. Hidratimi cilësor rregullon temperaturën e trupit, “lubrifikon” nyjat dhe me kohë ndikon në punën e organeve të tretjes.

Përdorni proteina

Përdorimi i suplementeve të proteinave në afatin kohor prej një orësh pas stërvitjes ndihmon në përtëritjen e indeve të muskujve të dëmtuar.

Mbani rroba kompresive

Rrobat kompresive siç janë pantallonat, dorezat, çorapet dhe fanellat do t’ju ndihmojnë që t’ju ulet niveli i toksinës në muskuj, do të përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Të fundit