Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
6 vjet pa Sokol Olldashin, miku i tij e kujton me videon e rrallë: I paharruar në zemrat tona
Gjashtë vjet më parë, në 20 nëntor humbi jetën në një aksident tragjik ish deputeti i PD, Sokol Olldashi në aksin Elbasan-Tiranë.
Një nga miqtë e politikanit, Çim Rexha e ka kujtuar politikanin me një video të shkurtër, por të rrallë, pasi Olldashi shfaqet duke luajtur në kitarë.
“Me mikun tim më të mirë Sokol Olldashi. I paharruar do ngelesh në zemrat tona, mik i dashur! Video e shkurtër, por e rrallë! Në atë kohë, celulari regjistronte vetëm 30 sekonda”, shkruan miku i tij në rrjetet sociale.
Olldashi ishte një ndër figurat më të spikatura të Partisë Demokratike, ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Olldashi mbajti edhe postin e Ministrit të Brendshëm dhe më vonë të Transporteve dhe Punëve Publike.
Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, PD-të Tiranës, ndërsa ka qenë anëtar i forumeve më të larta të kësaj partie kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.