Flash News

KRYESORE

60 vite bashkë, i ndan koronavirusi. Bashkëshortja viziton çdo ditë nga dritarja bashkëshortin e izoluar

Koronavirusi është kthyer në një shqetësim global dhe përveç stresit, panikut, problemeve dhe viktimave të shkaktuara, ka plot histori emocionuese dashurie.

Një nga to është dhe e çiftit që kanë 60 vote bashkë. Bashkëshorti 89-vjeçar me emrin Gene është diagnostikuar me coronavirusin e ri, Covid-19. Ndërsa bashkëshortja e tij vetë një vit më e vogël, Dorothy, 88-vjeçe nuk mund të ndahet nga Gene dhe e sheh çdo ditë atë nga dritarja.

Gene Campbell është shtruar në Spitalin Qendrorë të Uashingtonit, pasi coronavirusi e ka detyruar 89-vjeçarin karantinohet në një shtëpi të moshuarish, ku dhe po kurohet.

Dorothy, edhe pse e pafuqishme për të ecur, e viziton çdo ditë të shoqin e saj. E shoqëruar nga djali i saj ajo afrohet me vështirësi drejt dhomës ku i shoqi i saj qëndron dhe vendos njërën dorën në dritare që të jetë sa më afër. E vetmja mënyrë për të komunikuar duket se është vetëm përmes telefonit.

Shtetet e Bashkuara raportojnë 164 persona të infektuar, 11 vdekje dhe 19 persona të shëruar nga coronavirusi.

Të fundit