Flash News

KRYESORE

60-vjetori i anëtarësimit, qeveria i bën dhuratë UNESCO-s

60-vjetori i anëtarësimit, qeveria i bën dhuratë UNESCO-s

Në mbledhjen e fundit, qeveria ka vendosur t’i bëjë një dhuratë UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Në vendimin e zbardhur në faqen e kryeministrisë, bëhet e ditur se UNESCO-s do t’i dhurohet ikona ‘Ngjallja e Llazarit’.

Vendimi

VE N D I M PËR DHURIMIN UNESCO-S TË IKONËS “NGJALLJA E LLAZARIT”, NË KUADËR TË 60-VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË KËTË ORGANIZATË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhurimin UNESCO-s të ikonës “Ngjallja e Llazarit”, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë, me të dhënat sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Dhurimi i ikonës “Ngjallja e Llazarit” UNESCO-s të bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe sigurimin e kushteve për ruajtjen e këtij objekti muzeor gjatë transportimit të tij brenda dhe jashtë vendit.
  3. Ngarkohet Ministria e Kulturës për lidhjen e kontratës së dhurimit.
  4. Ngarkohet Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Arsimit dhe Arkelologjik, Korçë, të kryejë procedurat për shoqërimin e ikonës “Ngjallja e Llazarit” deri në dorëzimin e saj tek UNESCO-ja.
  5. Ngarkohet Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e veprimit të dhurimit të ikonës dhe monitorimin deri në tjetërsimin e pronësisë së veprës.
  6. Ngarkohet ministri i Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Të fundit