Flash News

KRYESORE

‘61 mijë të papunë gjatë pandemisë’, Ahmetaj: Do kemi rritje punësimi në formë “V”-je. Gazetari e kundërshton

‘61 mijë të papunë gjatë pandemisë’,

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, pranoi që në Shqipëri rezultojnë 61 mijë të papunë nga pandemia, por shtoi se vendet e punës do të rihapen.

“Ne duhet t’i shpëtojmë pandemisë psikologjike në radhë të parë. Nuk sillem dot si epidemiolog por shifrat treguan se ne me masat arritëm ta frenonim rritjen. Debatet se sa bie ekonomia janë të ndryshme, BB thotë se ekonomia bie 1.4%. Qëndrimi im është se mendojëm që do shkojë deri 5% rënia ekonomike, mund të zbresës edhe më shumë por ajo që them unë është se 3 mujori i 4 i 2020 nëse pandemia mbyllet në qershor, ne kemi një shans të madh të kthehemi me rritje pozitive modeste në 3 mujorin e 4 të këtij viti. Punësimi i ka të gjitha gjasat të ketë një rritje në formë V, kurse volumi ekonomik do të dojë një kohë edhe më të gjatë”,- tha Ahmetaj.

I ftuar në panel gazetari Klodian Tomorri tha se ndryshe nga Shqipëria që ka një numër të lartë të papunësh gjatë pandemisë, Maqedonia i ofroi para bizneseve që t’i mbanin punonjësit në punë, të njejtën gjë ka bërë edhe Serbia ndaj kanë numër të ulët të papunësisë.

 “Në rastin tonë paketa ishte më shumë sociale se sa ndihmonte biznesin të mbante punonjësit në punë. Pyetja është a do të arrijmë ne t’i rikuperojmë këto vende pune? Situata është kaotike, e ardhmja është e panjohur. Ne mund të shohim eksperiencat e kaluara. Ka vetëm një rast kur ekonomia botërore është përballur me një situatë të tillë si ai i gripit spanjoll. Ajo që ndodhi me ekonominë ishte recension i thellë por edhe ringritje e menjëhershme, ajo që njihet si forma V. Po të shikosh parashikimin e FMN thotë që ekonomia shqiptare do të tkurret në 2020 por në 2021 parashikon një rritje 8,8%. Nëse bllokimi zgjat më shumë se 3 muaj ne s’mund të flasim më për rimëkëmbje në formë V”, tha Tomorri.

Të fundit