Flash News

KRYESORE

61 orë debate, Franca miraton ligjin e ri për emigracionin, ç’përfitojnë aplikuesit

61 orë debate, Franca miraton ligjin e ri për emigracionin,

Pas 61 orësh debate dhe replika, Dhoma e Ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj të ri për emigracionin.

Projektligji kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues, ndërsa të djathtët e kanë konsideruar më shumë tolerant.

Përmes projektligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë”.

Ndërkohë, refugjatëve të pranuar do t’iu rritet ndihma me qëllim të integrimit në shoqëri por edhe për qasje më të mirë në shkollat franceze.

Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100,000 azilkërkuesish.

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projektligjin  me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron.

 

Të fundit