Flash News

KRYESORE

613 kg kokainë, ish-deputeti i PS: Këmbanë alarmi, cënohet e ardhmja e vendit

613 kg kokainë, ish-deputeti i PS: Këmbanë alarmi, cënohet e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj mendon se sekuestrimi i 613 kg kokainë në Durrës duhet të shërbej si një këmbanë alarmi për institucionet ligjzbatuese në vend.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Malaj theksoi se qeveria duhet të bashkëpunoj me agjencitë e huaja, pasi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të luftuar grupet kriminale që transportojnë drogëra të rënda.

“Ajo që unë dua të theksoj është se sekuestrimi i një sasie të tillë është një kambane e madhe alarmi. Kjo tregon se ekonomia kriminale po ndikon negativisht në ekonomi dhe po e destabilizon atë. Ka ide se ne të varfër jemi dhe le t’i lejojmë këto aktivitete kriminale, por kjo cënon të ardhmen e vendit. Duhet të jemi të hapur për bashkëpunimin me institucionet e huaj, pasi është e pamundur për shtete si në fitojmë betejën me krimin, pasi ka kosto të lartë”, deklaroi Arben Malaj.

Të fundit