613 kg kokainë në kontenierin me banane, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kompanisë “Arbi Garden” dhe i kontenierit të bananeve ku u gjetën në fillim të vitit të shkuar 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Megjithatë, me gjykim të shkurtuar, Çekajt i ulet dënimi në 14 vite burg.

Po ashtu, për menaxherin Donald Lushaj kërkoi 16 vite burg që me gjykim të shkurtuar dënimi zbutet në  10.8 vite, dhe për Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainën drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas 13 vite, ose 8.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Pak muaj më parë, Çekaj u ekstradua nga Gjermania ku edhe kërkoi azil.