Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
62-vjeçarja ndërron jetë tek Infektivi, reagon Ministria e Shëndetësisë: Pacientja nuk vdiq nga koronavirusi
Një grua 62-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv në QSUT, i njohur ndryshe si spitali COVID-1. Gruaja u soll dje me urgjencë nga spitali i Shkodrës, ishte bartëse e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për rastin në fjalë, duke sqaruar se e moshuara vdiq nga pankreasi. Gjithashtu bëhet me dije se 62-vjeçarja vuante nga kanceri dhe astma bronkiale.
“Nuk ka viktimë si pasojë e COVID19 në spitalin infektiv, shkaku i vdekjes së pacientes sëmundja e rëndë e pankreasit.
Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një paciente me COVID19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një 62-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike të pankreasit, me vdekshmëri shumë të lartë: pankreatiti nekrotizant. 62-vjeçarja që vuante edhe nga kanceri dhe astma bronkiale, është sjellë ditën e djeshme në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës, ku rezultoi bartëse e COVID19, por pa shenja klinike të sëmundjes.
Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçarja nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatike për këtë sëmundje, por si pasojë e sëmundjes së rëndë të pankreasit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.