Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
67% e shqiptarëve informohen nga portalet, a është kjo arsyeja pse Rama kërkon të miratojë paketën anti-shpifje
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar miratimin e një pakete të cilën e ka pagëzuar me emrin ‘paketa antishpifje’. Kryeministri nuk ka dhënë shumë detaje se i takon ndëshkimeve që do të parashikohen por është shprehur se paketa nuk do të jetë pjesë e Kodit Penal.
Ideja e kryeministrit për këtë nisëm erdhi në momentin kur e gjithë vëmendja e mediave dhe opinionit publik ishte përqëndruar tek video përgjimet e ashtuquajtur ‘Babales’ dhe ‘Alizotit’.
Mos dhënia e detajeve nga ana e mazhorancës për këtë nisëm ka krijuar aludime ndërkohë që ajo është cilësuar si një tentativë për të kontrolluar mediat dhe kryesisht ato on line.
Duket se propozimi i kryeministrit ka ardhur pas ndikimit të madh që kanë krijuar portalet në opinionin publik dhe pafuqia e mzhorancës për t’i kontrolluar ato.
Politiko.al ka mësuar se sipas një sondazhi të zhvilluar ditët e fundit, për të cilin janë në dijeni edhe përfaqësuesit e zyrës së shtypit të kryeministrit, rezulton se rreth 67% e shqiptarëve informohen përmes mediave on-line.
Dhe duket se këto shifra e kanë shtyrë mazhorancën të gjejë një rrugë për t’i vënë fre mediave në fjalë. Dhe me gjasë në vazhdën e kësaj ishte edhe nisma e ndërmarra nga AKEP për të ‘detyruar’ portalet të regjistrohen pranë QKB-së për të vijuar më pas me miratimin e paketës anti-shpifje./Politiko.al