Flash News

KRYESORE

7 arsyet pse njerëzit duhet të ndalojnë së urryeri Cristiano Ronaldon

7 arsyet pse njerëzit duhet të ndalojnë së urryeri Cristiano

Në një situatë kur shumë njerëz janë kundër Cristiano Ronaldos, pasi një vajzë pretendon që lojtari portugez e ka përdhunuar dhe më pas e ka paguar për t`i blerë heshtjen, faqja "Oh my goal" në Facebook ka përgatitur një video ku liston arsyet pse njerëzit duhet të ndalojnë së urryeri fenomenin Ronaldo.

Në video shkruhet:

Ai ka një zemër të madhe

Cristiano Ronaldo është ndoshta lojtari më bujar në planet. Ai ka bërë shumë donacione për organizatat jo-qeveritare, ka luajtur për fëmijët e sëmurë dhe vizita të shumta në spitale.

2.Akoma disa njerëz mendojnë se Cristiano Ronaldo është egoist

Udhëtimi i tij kërkon respekt. Cristiano vjen nga një familje e varfër dhe ai është bërë një milioner vetëm falë punës se madhe dhe vendosmërisë. Ai është person i parë që shkon në stërvitje dhe i fundit që e le atë.

Asnjë tatuazh për kauzat e duhura

Kur lojtarët e tjerë janë të mbushur me tatuazhe, Cristiano refuzon të ketë ndonjë.

Arsyeja?

Ai dhuron gjak dy herë në vit. Humanizmi vjen në fillim.

Një premtim i veçantë për babanë

Në vitin 2005, babai i Cristianos humbi luftën me kancerin. Përpara se të jepte lamtumirën, Cristiano i bëri një premtim: Që do të bëhej lojtari më i mirë në botë.

A e mbajti premtimin?

Është shumë i qëndrueshëm

"Çdo lojtar mund të ketë kohë të vështira, por çdo gjë është ndryshe me të." Ai nuk nevrikoset nëse nuk shënon. Ai është kritikuar por gjithmonë kthehet pas. Kjo është arsyeja pse është më i miri"-Zidane.

Ai do familjen e tij mbi gjithçka

Ai u nda nga Irina Shayk sepse ajo nuk respektonte mamanë e tij. Për Ronaldon, mamaja në familje vjen e para. Është më e rëndësishmja.  Sot ai ka gjetur dashurinë dhe ka krijuar një familje të bukur.

Ai është më i miri

Kur Zidane u pyet për një 'tregti' mes Ronaldos dhe Salah:

"Jo, kam Cristianon dhe flas rreth lojtarëve të mi. Por sigurisht është gjithmonë më mirë të kesh Cristianon në skuadrën tënde. Ai është më i miri dhe po e provon çdo vit. "

Të fundit