Flash News

KRYESORE

6 gjëra 'bling' që presim në 2018. Po, edhe udhëtime në Hënë, edhe ca Kardashianë më shumë

6 gjëra 'bling' që presim në 2018. Po, edhe

Pavarësisht ndjenjave tona, të lodhur pas një viti stresues, apo të freskët e plot energji për një tjetër udhëtim rreth diellit, 2017 po na lë shëndenë dhe 2018 po na pret krahëhapur. Dhe, bashkë me 2018 na presin dhe 7 gjëra superfun.

 

1-Lojërat Olimpike të Dimrit

Çdo katër vjet, në nder të Lojërave Olimpike Dimërore vendet që popullojnë Tokën lënë mënjan mëritë e tyre dhe të marrin pjesë në disa prej garave më të bukura, dhe më të çuditshme. Të gjitha vendet, me përjashtimin e Koresë së Veriut, se ata janë të zënë me gjëra nukleare. Kështuqë këtë shkurt bëhu gati të kalosh dy javë duke pyetur veten se kush vendosi që rrëshqitja me kokë mbi slitë është sport i vërtetë, dhe jo diçka që çunat kanë shpikur pas një nate të gjatë në shoqërinë e alkoolit. Plus, a e dini që në këto Lojëra Olimpike do të garojnë për bobsleigh edhe një ekip femrash nga Nigeria...ekipi i parë nga kontinenti afrikan që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që nga themelimi i tyre.

 

 

2-Martesa e Harry-t dhe Meghan-it

Princ Harry, një ëndërr angleze, dhe Meghan, një ëndërr amerikane do të martohen në maj në një ceremoni që 99 përqind e vajzave që banojnë në planetin Tokë e shohin në ëndërr që prej moshës 10-vjeçare. Flitet që ceremonia do të jetë e vogël dhe intime, në një kishë të vogël në Kështjellën Windsor. Gjithashtu, flitet që  autorja e këtyre radhëve atë ditë do i ndjekë lajmet që vijnë nga kishëza e vogël me kërshëri dhe një shishe verë dhe një kile akullore...ndoshta do të ketë edhe magji vudu për Harry-n, shpagim për tradhtinë që po bën.

 

 

3-Njerëz të zakonshëm që shkojnë në Hënë

Kompania Moon Express thotë se 2018 do të çojë në Hënë një anije kozmike, duke hapur kështu rrugën për popullimin e saj nga pasanikët si të ishte një qendër e re tregtare e ndërtuar nga Zamir Mane. Pyetja ime është: A kanë plane për ndonjë furgon kozmik, për ne popullin e thjeshtë?

 

 

4-Fluturime komerciale drejt Antarktidës

Derimë tani, për të udhëtuar drejt Antarktidës kishte dy mënyra: ose me një charter privat ose mbi ndonjë zog. Duke filluar nga 2018, do të ketë një linjë ajrore të dedikuar që të merr nga pjesa më jugore e Argjentinës dhe të lë në bazën argjentinase të ishullit Sejmor, në afërsi të gadishullit të akullt. Sipas CNN ky është një lajm i mirë për pinguinët...me gjithë ata turistë, sigurisht që vlera e pasurive të patundshme do të rritet. A do të ankohen pinguinët siç ankohet 'tironsit' për jabanxhinjtë?

 

 

5-Klani Kardashian shtohet me tre

Kim Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner do të bëhen me fëmijë në 2018!!! Kimi po përdor një nënë surrogate, Khloe është shtatzanë me fëmijën e Tristanit, por Kylie është një mister më vete, sepse ende nuk e ka konfirmuar. Por, nëse ato të tria janë shtatzanë, i bie që në 2018 klani Kardashian do të shtohet me 3 pjesëtarë të rinj!!! Doni të dini si ndihem unë??

 

 

6-Eklipsi hënor

E dini se çfarë na pret më 31 janar dhe 27 korrik? Dy eklipse hënorë fringo të rinj!!! Ndoshta nuk do të bëjnë aq zhurmë sa eklipsi diellor i verës së shkuar, por eklipsi prapë është i bukur. Kështu që shënoni datat dhe bëni gati aparatet fotografikë se do e vdesim fare Instagramin. 

 

 

i.xh/Politiko.al

Të fundit