Flash News

KRYESORE

7 kandidatë në garë, Mali i Zi nesër zgjedh Presidentin

7 kandidatë në garë, Mali i Zi nesër zgjedh Presidentin

Ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet për president në Malin e Zi. Nesër 532.399 qytetarë  do të zgjedhin me të drejtë vote presidentin e ri.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë që Mali i Zi zgjedh presidentin që nga pavarësimi në vitin 2006 dhe janë zgjedhjet e shtata presidenciale me radhë, që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi në vitin 1990.

Mandatin 5-vjeçar të presidentit, qytetarët do t’ia besojnë njërit prej shtatë kandidatëve që janë futur në garën presidenciale: kryetari i partisë “Mali i Zi i vërtetë”, Marko Millaçiçc, kandidati i një pjesë të madhe të opozitës – Mlladen Bojaniç, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, Hazbija Kallaç, kandidati i Partisë Pensionistëve, Vasillije Milliçkoviç, kandidati Koalicioni serb, Dobrillo Dedeiç, kandidati i Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviç dhe kandidati Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviç.

Të fundit