Flash News

KRYESORE

7 kandidatët që do sfidojnë Shpend Ahmetin për kryetarin e komunës së Prishtinës

7 kandidatët që do sfidojnë Shpend Ahmetin për kryetarin e

Në Kosovë po vazhdon fushata elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit ku po bëhet prezantimi i kandidatëve për kryetar komunash si dhe për asamblistët. Por, vëmendja më e madhe është zhvendosur në kryeqytet, se kush do të fitojë këtë garë. Shpend Ahmeti, i cili është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për t’u rizgjedhur si kryetar i Prishtinës po shihet si favorit në këto zgjedhje lokale. Kurse kundër kandidat i tij më i fortë është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashin.

Kandidat për Prishtinën janë edhe Lirak Çelaj i Partisë Demokratike të Kosovës, Arbër Vllahiu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Pacolli i Aleanca Kosova e Re, Shyqiri Bytyqi, i Nismës për kryetar të Prishtinës, Avni Çakmaku i Fjalës, Rifat Deri i Alternativës.

Analisti Lirim Zorra ka thënë për “Bota sot” se në Prishtinë po zhvillohet gara ndërmjet Ahmetit dhe Abrashit, pasi që kandidatët tjerë kanë pak mundësi për t`i sfiduar ata.

“Gara për Prishtinën është garë midis 2 kandidatëve kryesorë, midis Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit, kandidatët tjerë janë pa ndonjë gjase reale për t’i sfiduar këta 2 kandidatë, si nga aspekti politik i partive, të cilat i përfaqësojnë, po ashtu edhe nga lidershipi i tyre personal”, ka thënë ai.

Sipas tij, programet e kandidatëve për kryetar janë të realizueshme dhe janë të përballueshme për buxhetin e kryeqytetit.

Të fundit