Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Kryetari i opozitës i ka dorëzuar mbrëmë, gjatë një tjetër takimi në Pallatin e Kongreseve (ore, këta paskan qenë në hall për t'u takuar!) listën me ministrat teknikë për të cilët u ra dakord në Marrveshjen e 18 majit.
Pa kaluar shumë Rama ka shpallur dakordësinë me emrat. Ky pranim pa rezistencë flet për faktin e një komunikimi nëpërmjet kanalesh të tjera, dhe mbrëmjen e së dielës Basha e Rama janë takuar sa për të hekurosur detajet.
Ata që Kryeministri ka pranuar t'i ketë në qeveri nuk janë 'pranuar' nga kritizerët e zakonshëm të çdo gjëje. Eshtë normale në fakt që të kandiduarit apo emëruarit në poste të tilla të larta, të marrin të gjithë vëmendjen dhe të ketë mosdakordësi për emrat, profilet, prirjet, përvojat apo cv-të e tyrë në tërësi.
Eshtë e nevojshme që pavarësisht përmasës së shpirtit kritik, premisat prej nga bëhen kritikat të jenë racionale.
Objeksioni i parë u bë rreth të ashtuquajturit 'anonimat' të shtatëshes ministrore.
Objeksioni i dytë rreth cv-ve të tyre të cilat janë përimtuar me kudes apo dhe me dashakeqësi.
Objeksioni i tretë rreth lidhjeve të tyre politike.
Objeksioni i katërt rreth deklaratave të tyre publike.
Duke i marrë me radhë objeksionet dhe duke ia filluar nga kreu, duhet theksuar se profili i ministrave teknikë, të cilët mund të quhen edhe 'kalimtarë' apo 'kujdestarë', nuk ka ansjë nevojë të njohjes apo publicitetit. Duke qenë se kriteri kryesor i tyre, që i bën të pranueshëm për palën që merr propozimin, pra Ramën, është apolitikja. Pra, që nuk dëshmojnë lidhje të dukshme, jo si bindje, por si ekspozim. Përjashto Gazmend Bardhin, i cili është këshilltar ligjor i PD, të tjerët kanë luajtur role profesionale dhe jo politike.
Për këtë arsye, Rama i ka pranuar, siç ndoshta (jemi në territoret e hamendjes këtu), ai ka hedhur poshtë kandidatura të tjera që i janë dukur politike.
Kur revanshi kritik ndalet te cv-të, apo biografia e ministrave të rinj, këtu pandershmëria theksohet. Sepse, ta pranojmë, ministrat në këtë vend, me përjashtime të rralla, nuk kanë qenë profesionistë brilantë me cv-të pakonkurueshme. Sytë dhe shija na janë mësuar gjatë me rioshë që i ka hedhur në karrigen e ministrit batica apo aktiviteti i dendur partiak; me mesoburra apo mesogra besnikë të njërit apo tjetrit kryetar; apo të tjerë që, thjesht, kanë plotësuar një kriter krahinor, fetar apo gjinor. Ne nuk kemi qenë Republikë e ministrave brilantë.
Turravrapi për ta kërkuar diamantin pa pikë qymyri te 7 ministra tre mujorë është një teprim. Kjo nuk do të thotë se ministrat e propozuar prej Bashës nuk ishin shkujdeshëm mbi mesataren e ministrave të Shqipërisë.
Gazmend Bardhi dhe Dritan Demiraj janë profesionitë të shkallës së parë në fushat e tyre. Nuk mund të qortohen as zonjat që do të zëvendësojnë z. Peleshi, apo të tjerët.
E vetmja që duket se e ngadalëson shpejtësine profesionale të 7-tëshes ministrore, është zonja që do të drejtojë Arsimin. Cv-ja e Karabinës e nxirrte prej poreve të rreshtave stërmundimin e vetëmbushjes me vija jete (një emër tjetër për curriculum vitae).
Këtij padurimi nuk i shpëtonte as të shënuarit e 'punës' si 'grua ambasadori'. Por, kjo ndoshta nuk është gjë tjetër veçse shenjë transparence. Imagjinoni sikur ato vite të ishin lënë bosh. Kritizerët do t'i mbushnin me lloj lloj hamendjesh.
Lidhjet politike janë përherë një gjah i majmë për dhëmbët e urisë konspirative, ku bëhen bashkë media dhe politika. Ata që sulmojnë lidhjet politike të të tjerëve, nuk e di pse, gjithmonë ia falin vetes lidhjet politike dhe ekonomike. Kjo në më të paktën është një standard i dyfishtë. Që të çon në siujdhesat e pandershmërisë.
Po, lidhjet janë të rëndësishme në politikë! Ato paraqesin rrezik kur prekin standardet e profesionalizmit; janë pengestare të konkurencës; apo i bëjnë hije meritokracisë. Standardi i besimit dhe i luajalitetit nuk është i huaj dhe as duhet të jetë në politikë.
Qortimi i fundit që u bëhet ministrave janë deklaratat apo qëndrimet e tyre publike. Në i godituri në këtë brinjë ka qenë koloneli Dritan Demiraj, një ushtarak i lartë i shkarkuar nga ministrja Mimi Kodheli. Ai ka bërë disa pohime dhe deklarata të forta kundër qeverisë. A e bën ky 'paragjykim' të papërshtatshëm për të qenë në qeveri? Me të njëjtën masë, as Lulzim Basha nuk mund, apo nuk duhet të bënte Marrëveshje me Edi Ramën. Sulmet e ndërsjella të Kryeministrit dhe shefit të opozitës kanë qenë më të ububushmet.
Procesi politik është si jeta. Vazhdon.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38