Flash News

KRYESORE

7-vjeçari del për të luajtur por s’kthehet, familjarët apel për ndihmë

7-vjeçari del për të luajtur por s’kthehet,

Një fëmijë 7 vjeç është denoncuar në policinë e Durrësit se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Denoncimi është bërë nga familjarët të cilët kanë thënë në polici se fëmija është larguar rreth orës 10:30 të paraditës. Ata kanë deklaruar  se fëmija i tyre ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.

Njoftimi i policisë Durrës

Më datë 28.07.2017, rreth orës 10:30 është larguar nga banesa, lagja Nr.15,  shtetasi E.C.  7 vjeç.

Nga deklarimet e familjarëve pohohet se shtetasi I mitur ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1.30 cm i gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një palë pantallona të shkurtra  dhe një palë shapka ngjyrë blu.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon të kontaktojnë në numrin 0694110217.

Të fundit