Flash News

KRYESORE

70 mijë euro në makinë, arrestohet fieraku në gjendje të dehur

70 mijë euro në makinë, arrestohet fieraku në gjendje

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip "Range Rover” në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 mijë Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi".

Policia bën me dije se Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike dhe se para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Të fundit