Flash News

KRYESORE

“70 vjeç s’është moshë e madhe për pension”, deputeti ironizon Ahmetajn: Do jemi të detyruar ta bëjmë dhe 80

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka ironizuar deklaratën e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ku tha se “mosha 70-vjeç nuk është moshë e madhe për të dalë në pension, në Shqipëri nuk quhet më i vjetër një 70-vjeçar”.

“Ish Ministri i Financave ka të drejtë kur flet për dalje në pension 70 vjeç.

Kjo nuk ka të bëjë me atë që shqiptarët janë jetëgjatë, as me skemën e sigurimeve.

E gjitha lidhet me emigracionin masiv të të rinjve, dhe me ritmet aktuale, do jemi të detyruar ta bëjmë dhe 80”, shkruan deputeti në përgjigje të ish-ministrit.

Të fundit