Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
71 milionë euro të bllokuara, fermerët nuk ka marrë ende fondet për bujqësinë
71 milionë euro, pjesë e projektit të IPARD të Bashkimit Europian për bujqësinë, blegtorinë dhe agroturizmin nuk u janë shpërndarë ende fermerëve.
Duket se shkak për këtë është bërë moskualifikimi i duhur i ekspertëve që do të shqyrtojnë dosjet e aplikantëve. “Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë një numër të mjaftueshëm stafi në nivelet e duhura dhe me kualifikimet dhe përvojën e nevojshme”, shprehet Delegacioni i BE, Shqipëri për Top Channel.
Por për drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, kërkesat teknike të Drejtorisë Europiane për agrikulturën, tashmë janë plotësuar, por ende Komisioni Europian nuk ka dhënë miratimin për datën se kur mund të përdoren këto fonde.
Marrëveshja për dhënien e këtij fondi është nënshkruar në vitin 2015 ndërkohë në shtator të 2016-ës qeveria shqiptare dorëzoi pranë Komisionit Europian aplikimin për akreditimin e Strukturës Operative për menaxhimin e grantit prej 71 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, në kuadër të programit IPARD 2014-2020.
Por deri më tani, asnjë nga këto fonde nuk është shpërndarë për fermerët, se kur do të ndodh dhe pse pengohet kësaj askush nuk i jep një përgjigje.