Flash News

KRYESORE

72 vjet nga kryengritja e Postribës, Basha: Lavdi heronjve!

Sot, 72 vite nga kryengritja e Postribës që njihet si Lëvizja e parë për liri në Europën komuniste, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton dhe nderon heronjtë.

Në një reagim në Twitter, teksa ka publikuar dhe një foto të Prek Calit, Basha shkruan, “Si sot 72 vjet nisi kryengritja e Postribës me Prek Calin dhe burrat kreshnikë të Shkodrës. Lëvizja e parë për liri në Europën komuniste u shtyp me gjak, por ajo i la kombit dëshminë e pavdekshme se për liri dhe të drejta ja vlen lufta me çdo çmim. Lavdi heronjve të Postribës!”.

 

Të fundit