Flash News

KRYESORE

75 ditë protestë, banorët e "Astirit" pankarta të reja për Ramën

75 ditë protestë, banorët e "Astirit" pankarta të

Tashmë prej më shumë se dy muajsh, banorët e “Astirit” vijojnë protestën për anulimin e planit për “Unazën e Madhe”.

Sot ata kanë dalë me pankarta në duar, në të cilat kishin përshkruar, sipas tyre,  6 vitet e qeverisë Rama. Njëzëri protestuesit kërkonin anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, e cila cënon banesat e tyre.

“Edvin hajdut, kazan, legen”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Qeveri hajdute”, “Poshtë projekti”, ishin disa nga thirrjet e banorëve të “Astirit” në ditën e 75 të protestës së tyre.

“Ne jemi shembulli i gjithë Shqipërisë se kemi 75 ditë që luftojmë për shtëpitë tona. Jo nga Kamza, por edhe nga Saranda do vimë këtu ta tërheqim zvarrë Edi Ramën se e ka mbushu kupën. Do t’na fusin në konflikt për një arsye vërtet madhore që të mbushë xhepat Edi Rama. Këtu po protestojmë, këtu është puna jonë. Në Unazën e Re vendosim ne, vendos sofrani. Por ti nuk di të mbash fjalën se je femër”, u shpreh një nga banorët për median.

Të fundit