Flash News

KRYESORE

8 emrat mbërrijnë në Presidencë, Ilir Meta shqyrtim si në precedentin “Lleshaj” për ministrat e rinj

8 emrat mbërrijnë në Presidencë, Ilir Meta shqyrtim si

Kanë mbërritur në Presidencë propozimet e kryeministrit Edi Rama për ministrat e rinj të kabinetit. Politiko.al mëson nga burime presidenciale se, tetë emrat ndodhen tashmë në tryezën e Ilir Metës.

Të njëjtat burime saktësojnë se stafi i Metës ka nisur shqyrtimin e kandidaturave dhe procesi do të jetë i kujdesshëm dhe i imtësishëm, njësoj si në rastin e Sandër Lleshajt, aktualisht ministër i Brendshëm.

Besa Shahini, Anila Denaj, Belinda Balluku, Gent Cakaj, Elva Margariti, Bledi Çuçi, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali janë propozimet e Ramës për ministra. Nga këta, vetëm Çuçi ka mbajtur më parë postin e ministrit, në qeverinë e parë të Ramës, ku ka shërbyer si ministër Shtetit për Çështjet Vendore. Ndërsa Shahini dhe Cakaj kanë mbajtur respektivisht postet e zv/ministres së Arsimit dhe zv/ministrit të Jashtëm.

Kushtetuta i njeh Presidentit shtatë ditë kohë për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për kandidaturat për ministër që vijnë nga kreu i qeverisë.

Deri më tani rast problematik mund të konsiderohet vetëm propozimi i Gent Cakajt për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi nuk rezulton të jetë pajisur me certifikatën e sigurisë, e nevojshme për informacionet e klasifikuara dhe sekrete.

Edi Rama ka propozuar gjithashtu deputetin Erjon Braçen për postin e zv/kryeministrit.

Kandidatët për ministra:

Besa Shahini – Ministre e Arsimit

Anila Denaj – Ministre e Financave

Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës

Gent Cakaj – Ministër i Jashtëm

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Bledi Çuçi – Ministër i Bujqësisë

Eduard Shalsi – Ministër i Sipërmarrjes

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Pas shkarkimit si ministër, Arben Ahmetaj propozohet për detyrën e re

Drejtori i gazetës: Kjo është telefonata që e bëri Bushatin ‘kurban’ të Ramës

Të fundit