Flash News

KRYESORE

“8 Femrat” në Teatrin Kombëtar

“8 Femrat” në Teatrin Kombëtar

Komedia " 8 FEMRAT " do të shfaqet në Teatrin Kombëtar më datat 27-28-29-30- Shtator dhe më datat 1-5-6 Tetor 2017.

Vepra më e famshme e dramaturgut francez Robert Thomas, do të vijë me regji të Driada Dervishit  dhe do të sjellë në skenë aktoret më me zë të skenës shqiptare.

Një gjini jo shumë  lëvruar në Shqipëri, ku ndërthuren bukur, grotesku, muzikaliteti dhe misteri.

“Tetë gra dhe një mister” është një pjesë teatrale nga komediani francez Robert Thomas, e shkruar në vitin 1961, një vepër midis thriller-it dhe komedisë,  e cila mund të përkufizohet  fare mirë edhe si komedi e zezë.

E gjithë ngjarja vërtitet rreth misterit të një vrasjeje dhe gjetjes së vrasësit. Pra, misteri që përshkon shfaqjen është; Kush ka qenë vrasësi i personit që ka vdekur? Të ketë qenë një i huaj, apo një nga tetë gratë që e rrethonin viktimën. Dyshimi vërtitet tek çdonjëra prej tyre: gruaja, dy vajzat, motra, kunata beqare, vjehrra dinake, kamerierja dhe guvernantja.

Ca personazhe të paharrueshme për publikun, sjellë nën regjinë mjeshtërore të Driada Dervishit.

Të fundit