Flash News

KRYESORE

8 hapa të thjeshtë për detoks

Së fundmi duket sikur të gjithë po bëjnë një juice cleanse (pastrim me lëngje), eksperimentojnë me agjërimin apo konsumojnë vetëm ushqim të gjallë. Pastrimi, apo detoksikimi, është një mënyrë e mirë për t’i dhënë organizmit tënd pak pushim, në mënyrë që rigjenerohet, por nëse ti ke një histori me sëmundjet e ushqyerjes, si aneroksia apo bulimia,  je kacafytur me një sërë dietash, apo ke një luftë të brendshme, të përditshme, trupin tënd “jo perfekt” , detoksikimi mund të jetë më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm.

Por kjo nuk do të thotë që ti nuk duhet të vjelësh të gjitha dobitë e pastrimit të trupit, mendjes dhe shpirtit. Ja tetë mënyra se si të detoksikohesh pa mbajtur agjërim dhe pa e kufizuar veten.

Konsumo ushqime që janë sa më afër gjendjes së tyre natyrale

Detoksikimi i trupit nuk ka pse të jetë një dietë çmendurisht kufizuese. Duke zgjedhur ushqime natyral, që nuk janë të proceduara, të rafinuara dhe nuk kanë elemente shtesë, trupi yt do ta ketë më të lehtë për t’i tretur dhe djegur ato, duke lënë kështu më shumë kohë për kryerjen e detoksikimit natyral. Zgjidh fruta dhe perime që janë të sezonit, pula dhe vezë fshati, peshk të egër, drithëra të plota, fasule, fruta të thata dhe fara.

Elimino ushqimet mashtruese si kafeina, sheqeri dhe gluteni

Ushqimet si këto mund të dëmtojnë sistemin tretës, t’i vjedhin trupit energji dhe me kalimin e kohës ti krijon varësi ndaj tyre. Duke hequr dorë prej tyre, trupi yt fillon dhe përmirëson tretjen dhe nivelet e energjisë, dhe mëson të kërkojnë ushqime natyrale në vend të tyre.

Hidratohu

Pi ujë të filtruar, çaj jeshil dhe ujë të ngrohtë me limon sapo të çohesh në mëngjes. Të qëndruarit të hidratuar ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, rrit metabolizmin, pastron fytyrën dhe shumë më shumë. Uji i ngrohtë me limon mund të ndihmojnë në çlirimin e toksinave, si edhe baktereve nga lëkura jote.

Fli mirë dhe shpesh

Të fjeturit mjaftueshëm, dhe mirë, është shumë e rëndësishme për një trup të shëndetshëm. Mbajtja e teknologjisë larg dhomës së gjumit dhe përdorimi i maskës së syve dhe tapave të veshëve mund të të ndihojmë për një gjumë cilësor.

Praktiko ngrënien e ngadaltë dhe pa shpërqëndrime

Të ngrënit ngadalë dhe pa shpërqendrime i jep trupit tënd kohë që të regjistrojë që ti po ha, e përgatit për tretjen dhe i lejon që të rregullojë sinjalet e urisë. Kjo të mëson ty që të hash atë çka i duhet trupit dhe të ndalesh kur je plotë. Ule pirunin mes kafshatash, shijoje ushqimin dhe kufizoji shpërqëndrimet (si televizori apo telefoni) kur ha.

Lëvize trupin për rigjenerim

Sigurohu që trupi yt të jetë në lëvizje çdo ditë. Kjo nuk nënkupton palestër intensive çdo ditë. Ndonjëherë trupi yt do të ketë nevojë për lëvizje relaksuese, si ecje, vrap të lehtë, ngjitje malore, joga apo dhe kërcim. Duke përfshirë edhe këto lëvizje në aktivitet e tua të përditshme ti çliron tension dhe i jep trupit një mundësi të riparojë dhe rimarri veten.

Zvogëlo stresin

Kur je e stresuar, trupi yt kalon në një gjendje ala “jam  gati për luftë.” Teksa ti fillon të luftosh stresin tënd, trupi nuk arrin të fokusohet te detoksifikimi, pastrimi, tretja apo çfarë do gjë tjetër përveç luftimit të stresit të momentit. Merru me aktivitete që e zvogëlojnë stresin, qoftë kjo joga, meditim apo një film gazmor; çfarëdo lloj gjëje që të ndihmon ta menaxhosh më mirë stresin.

Ha tre vakte në ditë dhe minimizo zemrat

Kur trupi yt është gjithë kohën duke djegur ushqime, nuk ka kohë të mjaftueshmë për të bërë detoksifikim, pastrim dhe riparim. Duke ngrënë tre vakte në ditë, pa zemra në mes, ti i lejon atij që ta tresë plotësisht ushqimin, dhe i jep kohë që të detoksifikohet dhe të marri veten.

 

Të fundit