Flash News

KRYESORE

8 mijë euro për një vizë amerikane, arrestohet 48-vjeçarja që hiqej si punonjëse e Interpolit

8 mijë euro për një vizë amerikane, arrestohet

Një 48-vjeçare nga Lezha që prezantohej si  punonjëse e Interpolit , është arrestuar nga policia pasi u premtonte njerëzve viza amerikane kundrejt vlerave monetare 8 mijë  dhe 3 mijë euro.

Sipas policisë, Pranvera Stojani, u ndalua pas veprimtarive  hetimore të kryera, ku rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga e arrestuara.

Të fundit