Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
8 milionë euro për ‘Fusha sh.p.k’, përmbytet bulevardi i rikonstruktuar në Vlorë
Partia Demokratike ka reaguar pas përmbytjes së bulevardit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, i cili u rikonstuktua vitin e kaluar me vlerë 8 milion euro të akorduar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. PD-ja zbulon se zbatuese e tenderit ishte firma FUSHA Sh.p.k., që njihet si futuese e zakonshme e veprave të artit dhe të kulturës në vend.
"Në procedurën e zhvilluar vjet, në shkurt 2018, nga FSHZH-ja, për rikonstruksionin e bulevardit të Vlorës, me fond limit 10 mld lekë, fitues u shpall shoqëria “Fusha” shpk, fituesja e zakonshme e bulevardeve, shesheve, veprave të artit dhe kulturës. Oferta e kësaj shoqërie ishte 9.9 mld lekë, rreth 2,4 mld lekë më e lartë se oferta me vlerë më të ulët. Por kur tenderi është i paracaktuar, shifrat që rëndojnë buxhetin dhe qytetarët, nuk kanë më vlerë. Sikur të mbaronte këtu e keqja! Nuk mjafton që zhvaten miliarda lekë në xhep të Fushës dhe punëdhënësve të tij, por as puna nuk kryhet sipas detyrimeve të marra përsipër. Gjendja e bulevardit të Vlorës pas rreshjeve pranverore nuk ka nevojë për koment”, shkruan Departamenti i antikorrupsionit në Partinë Demokratike.
Projekti parashikonte rehabilitimin e infrastrukturës nën-rrugore, duke standardizuar kanalizimet si dhe të krijonte mundësinë edhe të shtrirjes së fibrave optike. Fusha sh.p.k eshte kompania qe kerkon te ndertoje nje teater te ri ne Tirane te rrethuar me 6 kulla biznesi.