8 muaj pasi u bë baba, aktori i jep fund martesës në vetëm 15 minuta

Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan i kanë dhënë fund martesës së tyre 1-vjeçare në vetëm 15 minuta.

Dyshja e kinematografisë turke nënshkruan dokumentet e divorcit në një gjykatë në Stamboll, proces ky që zgjati vetëm çerek ore sipas “Telegraf”.

Pasi arritën një marrëveshje për përkujdesjen e djalit të tyre 8 muajsh, Kuzey Deniz, Feyza dhe Ozcan kanë nënshkruar protokollin se nuk do të flasin me mediat rreth shkurorëzimit.