Flash News

KRYESORE

8-muajshe shtatzënë, sëmuret prej tre ditësh modelja e njohur shqiptare

Ajo është në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Emina Cunmulaj, modelja e njohur nga Kosova ka ndarë më fansat e saj në Instagram ditët e vështira që po kalon, gjatë kësaj periudhe.

Përmes fotove që ka postuar së fundmi, Emina tregon se prej tre ditësh është sëmurë, nga një gjendje virale. Siç edhe duket, modelja na tregon se është me temperaturë dhe mjekët e kanë sugjeruar të ushqehet mirë, me supë dhe lëngje.

Emina nuk ka dhënë ende detaje për gjininë e fëmijës së dytë që po pret, kështu që na duhet të presim edhe një muaj për të mësuar nëse vajza e saj do të bëhet me motër apo me vëlla. Deri atëherë, të shkuara Emina!

 

Të fundit