Flash News

KRYESORE

8 vjeç në Universitet, djali inteligjent i afrohet Ajnshtajnit

8 vjeç në Universitet, djali inteligjent i afrohet Ajnshtajnit

Ndonëse është akoma 8 vjeç, Laurent Simons nga Belgjika ka mbaruar gjimnazin dhe po përgatitet për në universitet.

Laurenti ka një koeficient inteligjencë prej 145. Ndonëse i duheshin  edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.

8-vjeçari thotë se më herët dëshironte të bëhej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.

Koefiçenti  më i lartë i inteligjencës është 160 dhe këtë numër e ka arritur vetëm fizikanti Albert Ajnshtajn, ndërsa djaloshi 8-vjeçar ka një diference prej vetëm 15 pikësh nga personi që mban vendin e parë si më i zgjuari në botë, shkruan BBC.

Të fundit