Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
80 ditë nuk mjaftuan, Kurti: S'ka qeveri këtë vit, prisni të reja në janar
Kosova nuk do të ketë qeveri deri në nisjen e vitit 2020. Ky është vendimi (më saktë, fjala e fundit) i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me negociatat e partisë së tij me LDK-në.
Ai ka theksuar se LDK-ja ka refuzuar pozitën e Kryetarit të Kuvendit, të cilën e mori nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pak ditë më parë, me shumicë votash në Parlament. Kurti u shfaq para mediave pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku paralajmëroi se janari do të ketë zhvillime të reja.
"Në janar na pret arritja e marrëveshjes me LDK-në. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen, sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë një mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme", është shprehur Kurti.
"Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit, por ajo u refuzua. Tani pres që pas konstituimit të Kuvendit, të fokusohemi në formimin e qeverisë, sepse pengesat e panevojshme nuk i duam. Nuk kemi kohë për të humbur", ka shtuar ai.