Flash News

KRYESORE

80 vjet nga vdekja e deputetit klerik

Më 1 gusht 1937, ndërroi jetë atdhetari Ndre Mjeda, intelektual i përmasave ndërkombëtare, me vperimtari të shumta e të suksesshme si klerik, poet, shqipërues dhe studjues, gjuhëtar dhe veprimtar poltik. Ai ishte një njeri me mëndje të ndritur dhe horizont të gjërë. Pat studjuar në Francë, Spanjë, Itali, Kroaci, Poloni, etj. Ka lënë perla të papërsëritshme, në thesarin e kulturës sonë kombëtare. Përmbledhja poetike “Juvenilja”, botuar në Vjenë, mbetet kryevepra e poetit. Vetë titujt e librave, i bëjnë jehonë kulturës së lashtë dhe origjinale, me të cilën duhet të krenohet lexuesi i tyre shqiptar. Vepra të tjera të tij janë vëllimet, “Liria”, “Shqypes arbënore”, etj. Njihet në botë si studjues dhe albanolog. Më 1902, mori pjesë në Kongresin Nderkombëtar të Orientalistëve në Hamburg te Gjermanisë, ku mbajti kumtesën “Mbi shqiptimin e palataleve në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe”. Bashkë më të vëllanë, më 1907, themeloi shoqërinë “Agimi”ë më 1908, ishte i deleguar në Kongresin e Manastirit, ku u zgjodh anëtar i komisionit për harlimin e alfabetit të njesuar të shqipes. Më 1916, ishte ndër themelonjesit dhe anëtarët aktivë te “Komsisë letrare”.

Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël.

Nga viti 1930 qe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqiptare në kolegjin jezuit në Shkodër, ku ndërroi jetë më 1 gusht 1937.

“Politico.al”

 

(Në foto: Deputetët e Shkodrës, mes tyre Ndre Mjeda)

Të fundit