Flash News

KRYESORE

800 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria brenda pak dekadash

800 milionë kinezë kanë dalë nga varfëria brenda pak

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed, shprehu të enjten vlerësimet e larta për arritjet e Kinës në uljen e varfërisë. Ajo i quajti ato si “të jashtëzakonshme” dhe tha se suksesi i Kinës është shembull për vendet e tjera në zhvillim, njofton CRI-ja.

Ajo i tha këto në ceremoninë e hapjes së një ekspozite kushtuar reduktimit të varfërisë në Kinë, me temë “Një jetë më e mirë. Ëndrrat bëhen realitet”. Mohammed lavdëroi Kinën për nxjerrjen nga varfëria, brenda pak dekadash, të rreth 800 milionë personave që jetonin nën kufirin ndërkombëtare të varfërisë.

“Ky sukses i Kinës në realizimin e objektivit të mijëvjeçarit për zhvillimim, për uljen e nivelit të varfërisë, duke e përgjysmuar atë, ka kontribuar në zbutjen e varfërisë në nivel global dhe është një shembull i jashtëzakonshëm që duhet marrë nga të gjitha vendet e tjera në zhvillim, në zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, tha ajo.

Ajo u zotua se “si një partnere e vjetër në reduktimin e varfërisë, OKB-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën për të patur sa më shumë suksese në këtë drejtim, si dhe për të forcuar mbështetjen e saj ndaj vendeve të tjera nëpërmjet nismave strategjike të bashkëpunimit jug-jug”.

Të fundit