Flash News

KRYESORE

800 naftëtarë të Ballshit në protestë, kërkojnë pagat e prapambetura

800 naftëtarë të Ballshit në protestë,

Naftëtarët e kompanisë së përpunimit të naftës Armo në Ballsh kanë protestuar sërish sot për kushtet e vështira të punës dhe për mosmarrjen e rrogave.

Të  mbledhur përpara prefekturës së qytetit, rreth 800 naftëtarët kërkojnë pagat e sigurimet e një viti, që nuk i janë paguar nga kompania që e ka menaxhuar më parë kompaninë e përpunimit të naftës.

Prej më shumë se një viti, naftëtarët kanë protestuar dhe i kanë kërkuar mbështetje qeverisë për kushtet e vështira ku punojnë, dhe për moskorrektësinë e kompanisë për rrogat.

Të fundit