Flash News

KRYESORE

“8000 studentë shqiptarë rrezikojnë studimet jashtë vendit vetëm për një vulë”

“8000 studentë shqiptarë rrezikojnë studimet jashtë

Gati 8000 studentë shqiptarë rrezikojnë studimet jashtë shtetit vetëm për një vulë. Bëhet fjalë për vulën apostille që lëshonte ish Ministria e Punës e Çështjeve Sociale. Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumentave në Ministrinë e Jashtme dhe të Europës.

Denoncimin e ka bërë deputeti demokrat Luçiano Boçi në “Facebook” ku paraqet situatën problematike.

REAGIMI I PLOTË I LUÇIANO BOÇIT:

Gati 8000 studentë shqiptarë që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit si dhe ata që kanë fituar një bursë, por dhe qytetarë të tjerë, rrezikojnë gjithçka vetëm për një vulë.

Bëhet fjalë për vulën apostille që lëshonte ish Ministria e Punës e Çështjeve Sociale.

Pa këtë vulë bëhet e pamundur legalizimi i dokumentave në Ministrinë e Jashtme (desh harrova...) dhe të Europës.

Thënë ndryshe shtetin tonë "vulëhumbur", nuk i gjendet vula apostille.

Me çorganizimin e organizuar të kabinetit të ri qeveritar, qytetarët nuk kanë derë ku të shkojnë për hallin e tyre.

Ndërkohë, asnjë nga Ministritë e mundshme nuk e merr përsipër një detyrim të tillë, mgjs na paskan biseduar për këtë disa orë rresht "me dyer të mbyllura"!!!???

Hajde e thuaj po deshe pastaj që këta po qeverisin pa qytetarët?

Të fundit