Flash News

KRYESORE

85 vjeçarja himarjote rrëfen historinë e 6 ushtarëve grekë të varrosur në kopësht: Babai m'i la amanet

"Gjashtë ushtarë grekë të varrosur nën ullinjtë e familjes Brigo afër Himarës kanë një memorial që shënon vendin e prehjes së tyre". Kështu e fillon shkrimin Benet Koleka i Reuters, duke prekur një temë që ka trazuar shumë ujra javën e fundit.

Gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke janë një çështje e vjetër e rikthyer rishtas në vëmendje pas bisedimeve të minstrit të jashtëm Bushati me homologun grek Kotzias.

Fatin e gjashtëshes që prehet në Himarë nuk e kanë shumë të tjerë të shpërndarë në luginat e Shqipërisë së Jugut, vazhdon shkrimi i Reuters.  

Ermioni Brigo i tha agjensisë së lajmeve se amaneti i të atit në shtratin e vdekjes ishte të ruante kuletën dhe orën e Andreas Provatas-it dhe të kujdesej për varret e grekëve. 85 vjeçarja tregon se ndihma që familja e saj u dha grekëve i ka prekur si një gangrenë.

I ati u burgos për thuajse një vit nga italianët të cilët e akuzuan si filohelen dhe më pas u arrestua edhe nga komunistët shqiptarë. E shpëtoi një komandant partizan të cilin e kishte strehuar gjatë luftës, kur kishte qenë pjesë e ushtrisë italiane.

Politiko.al

Shkrimi i plotë në Reuters

Të fundit