Flash News

KRYESORE

“9 bandat që ka goditur Rama” i rendit deputeti i Partisë Demokratike

“9 bandat që ka goditur Rama” i rendit deputeti i Partisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se operacioni “Forca e Ligjit” ka goditur 9 nga 40 bandat që veprojnë në Shqipëri.

Boçi shkruan se Rama në bashkëpunim me Balilajt dhe Habilajt kanë goditur “bandën e protestuesve të Kukësit”, “bandën e Vërrisë” apo “bandën e fermerëve të Lushnjes”.

“E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave”, shkruan Boçi.

Reagimi:

Dje Rama deklaroi që ka eleminuar 9 nga 40 bandat që operojnë në Shqipëri, të numëruara nga Ministri i Brendshëm.

Kush nuk beson kryeministrin tonë të lavdishëm, të lexojë më poshtë bandat që ka goditur Rama këto muaj të qeverisjes, në bashkëpunim të ngushtë me Balilajt, Habilajt drejtorët e arratisur e me “ca koka”.

E mos thoni pastaj që nuk e meritojmë hapjen e negociatave!!!!

  1. “Banda” e protestuesve të Kukësit, që dolën kundër taksës së rrugës. Drejtësia “popullore” po i mban akoma në burg.
  2. “Banda” e anëtarëve të Forumit Rinor të PD që bashkëponin ngushtë me ato të LRI-së. Këto mbahen ende në vëzhgim si të rrezikshëm për rendin e qetësinë.
  3. “Banda” e fukarejve të ndihmës ekonomike. Kjo ishte dhe banda më e madhe e zbuluar ndonjëherë në histori, me rreth 30.000 anëtarë.
  4. “Banda” e Lushnjes, e fermerëve që nuk shisnin dot produktet e tyre dhe i hodhën në rrugë.
  5. “Banda” e të rinjve të Shkodrës që i prenë rrugën K/m-së.
  6. Banda” e protestueve të bllokimit të rrugëve nacionale që bashkëpunonin ngushtë dhe me politikanë “kriminelë” nga opozita, të proceduar të gjithë.
  7. “Banda” e Vërrisë që doli kundër inceneratorit.
  8. “Banda” e berberëve që nuk pajisnin me kupon ata që rruanin.
  9. “Banda” e lagjes sime që drejtohej nga kapoja dentist që kishte blerë një makinë të re Skoda “luksoze”......me leasing.

Të fundit