Flash News

KRYESORE

9 gjëra që bëjnë burrat dhe që grave ua shpifin

nga Meagan Drillinger/ Thrillist

Ishuj qimesh në fytyrë

Nuk e di se kush e nxori lajmërimin se vajzat vdesin për një mashkull me një fashë të vogël, katrore, qimesh nën buzën e poshtme, por turp të ketë. Përgjithmonë. Asgjë e tillë nuk duhet të jetë diku në trupin tënd, veçanërisht afër buzëve, të cilat na pëlqen t'i puthim. Nuk duam të zgjatemi për një puthje e të shijojmë atë që ti ke ngrënë për drekë.

Shumë parfum

Pak erë myshku është padyshim eksituese, veçanërsht nesë kapim një fjollë të saj në një prej këmishave tona një ditë më pas. Thënë këtë, ka burra që e kanë humbur krejtësisht artin e delikatesës. Ne duam të ndjejmë që je afër, dhe jo të grushtohemi në fytyrë teksa të brendshmet e rrugëve hundore mbushen me alarm për zjarr teksa ti kalon.

 Higjienë e varfër e thonjve

Të fillojmë me thonjtë e gishtave të dorës me të cilët na prekni. Mbaji. Ata. Të pastër. Mos më keqkupto. Eshtë eksituese të jesh me një burrë që i pëlqen të punojë me duar dhe t'i bëjë pis. Sidoqoftë, pastroji thonjtë. Dhe mbaji të prerë. Kjo na çon te thonjtë e këmbëve, një pjesë e trupit që duhet të mbetet sa më e padukshme të jetë e mundur. Nuk ka nevojë që të na e tërheqësh vëmendjen drejt këmbëve të tua për asnjë arsye, kështu që mbaji thonjtë të prerë e të pastër.

Mjekrat pincë

Dikur na pëlqenin Backstreet Boys. Por, jo më.

 

 

Depilimi kudo (hiq shpinën)

Ne gratë jemi shumë të ditura në artin e depilimit, por ti je burrë. Dhe burrat kanë qime në trup. Zakonisht është një pikë që shet për ne gratë me trupa-fëmijësh. Përqafoje mashkulloritetin tënd. Krahët, këmbët dhe gjokset e depiluara te burrat nuk kanë vend askund, veç nëqoftëse ai vend është South Jersey dhe emri yt është Pauly, Ronnie, Vinny, apo ti je në televizion për argëtimin tonë. (Shpërfille këtë këshillë nëse ke leshra në kurriz).   

 

Përdorimi i të njëjtit sapun për të gjithë trupin

Kështu pra, të njëjtin sapun ke pasur në mes të këmbëve. Para e pas. Dhe në fytyrë. Eshtë kaq jo seksi dhe jo higjienike. Përdor shampo trupi. Jo të gjitha mbajnë era pjeshkë.   

Një sasi lebetitëse e leshrave pubikë

Na pëlqejnë qimet te burrat, por jo aq shumë. Veçanërisht nëse bëhet fjalë për leshra të pakuruara, të llojit grupe-rroku të viteve '90. Ne na pëlqejnë mjekrat, por jo nëse e ke në shpinë. Mos u ndje keq. Ne gratë i duam qimet aty ku i duam, dhe nuk i duam aty ku nuk i duam. Qimet pubike në një burrë nuk janë aq kontroversiale sa në një grua. Thënë thjesht, ne  na pëlqen ta gjejmë atë për të cilin jemi duke kërkuar. Nëse zona jote pubike ngjan me një shkurre, ndoshta është më shumë se sa duhet.  

Mungesa e kremrave

Konsideroje të vësh pak krem në ca pjesë të trupit, kështuqë kur trupat tanë lakuriq të preken, gjinjve tanë të mos u duket sikur po lëmohen me letër zmerile.   

Prekja e gjërave

Lëkurës, hundës, k..... Ne shohim. Dhe më pas nuk çshohim dot. 

Të fundit