Flash News

KRYESORE

9 milion dollarë dëm shtetit, arrestohet 6 biznesmenë në Tiranë

9 milion dollarë dëm shtetit, arrestohet 6 biznesmenë në

Ditën e sotme është vënë në pranga biznesmeni Sokol Lami, dy javë pasi u shpall në kërkim nga policia e Tiranës. Mësohet se Lami është vetëdorëzuar nën shoqërinë e avokatit të tij në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim me TVSH nga Krimi Ekonomik.

Ndërsa 2 javë më parë 6 biznesmenë janë arrestuar dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi me faturat e TVSH-së kanë përfituar 9 milion dollarë.

Me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani, Gjykata e Tiranës ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim.

Të arrestuar janë biznesmenët:

Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë

Bujar Murataj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Indrit Sulaj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Shkëlqim Hasani, 50 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë

Ruzhdi Murataj, 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Nevruz Lami, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Në kërkim u shpallën shtetasit me iniciale B.Gj., M.M., S.K., E.Sh, dhe A.B.

Bëhet me dije se biznesmenët që operonin në Tiranë, në aktivitete të ndryshme si shit-blerje, skrap dhe ndërtim, përmes 50 bizneseve fiktive kanë krijuar një skemë mashtrimi duke përfituar  9 milion dollarë përmes rimbursimit të faturave të TVSH-së.

 

Të fundit