Flash News

KRYESORE

9 orë e zhdukur në pyjet e Llogorasë, si e gjeti policia turisten austriake

9 orë e zhdukur në pyjet e Llogorasë, si e gjeti policia turisten

Pas 9 orësh kërkimesh intensive, policia e Vlorës ka mundur të gjejë turisten austriake, e cila u zhduk në pyjet e Llogorasë.

Bashkë me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë, policia ka mundur të bjerë në gjurmët e 45-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësia austriake, A.W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Strukturat Policore të DVP.Vlorë së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Shtetësia A.W., i është bërë kontroll mjekësor, dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.

 

 

Të fundit