Flash News

KRYESORE

9 të plagosur në aksidentin e Librazhdit, mes tyre edhe fëmijë

9 të plagosur në aksidentin e Librazhdit, mes tyre edhe

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy mjete në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura Murrashit” dhe në aksident është përfshirë një mjet mikro-bus me targë ‘AA 279 UO’ dhe një mjet i tipit “Land Rover” me targë ‘DR 3997 F’.

Raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe fëmijë që udhëtonin me mjetet, por fatëmirësisht të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spital.

Reagimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në  vendi e quajtur  “Ura e Murrashit”, mjeti mikro autobuz me targa AA 279 UO, me drejtues shtetasin B.D.,  54 vjeç, banues në Kuçovë, është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa DR 3997 F me drejtues shtetasin A.N. 35 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit  janë dëmtuar 9 pasagjerë të  dy mjeteve të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit dhe janë  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit