Flash News

KRYESORE

9 vite në krye të Gjykatës së Lartë, përfundon mandati për pesë anëtarë

9 vite në krye të Gjykatës së Lartë, përfundon

Pesë gjyqtarë të Gjykatës së Lartë kanë përfunduar mandatin e tyre 9 vjeçar. Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes që kryetari i Gjykatës zhvilloi me Trupën e gjyqtarëve për të kërkuar deklarimin e përfundimit të mandatit të disa gjyqtarëve të saj, konkretisht:

  1. Aleksandër Muskaj
  2. Evelina Qirjako
  3. Guxim Zenelaj
  4. Arjana Fullani
  5. Andi Çeliku

Trupa e gjyqtarëve, pasi diskutoi situatën ligjore që ka të bëjë me mandatin e këtyre gjyqtarëve dhe pas konstatitimit të përmbushjes së mandatit 9 vjeçar në këtë gjykatë, vendosi deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtarëve të mësipërm.

Gjykata e Lartë duhet të ketë në përbërje të saj 19 gjyqtarë. Aktualisht, prej kohësh kjo gjykatë funksionon me një përbërje prej 14 gjyqtarësh, 7 prej të cilëve u ka mbaruar aktualisht mandati.

Të fundit