93 vjeçari shqiptar që shpëtoi hebrenjtë, do të nderohet në Poloni

Një mysliman shqiptar do të marrë pjesë në një ceremoni në Poloni ku vlerësohen të gjithë individët, të cilët kanë shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit nga Evropa. Xhemal Veseli, 93 vjeç, i cili është një ndër të paktët myslimanë të gjallë, që kanë shpëtuar hebrenj në ditët e sotme

Ai do të udhëtojë drejt Polonisë, bashkë me ish ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti, familja e të cilit po ashtu ka shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit shkruan JTA.

Në Varshavë, ata do të marrin pjesë në eventin “Një mbrëmje me të denjët” më 14 nëntor.

“Në botën e fragmentizuar dukshëm dhe agresive ku en ejtojmë ën ditët e sotme, feja fatkeqësisht shpesh an dnan ne. Por dëshmi të tilla bashkojnë hebrenjtë dhe myslimanët”, tha Jonny Daniels nga shoqata “Nga thellësia”.

Përveç Xhemalit, edhe i vëllai ndihmoi në shpëtimin e dy familjeve hebreje. Po ashtu edhe gruaja e tij, Derita Veseli tha se familja e saj ka shpëtuar hebrenj. Shoqata vendosi që t’i paguajë asaj mjekimet për shërimin e syrit, që i kushtojnë 10 mijë dollarë në vit.

Shqipëria ishte ndër të paktat vende, ku numri i hebrenjve u rrit gjatë Holokaustit. shumica e 2 mijë hebrenjve që u strehuan në vendin tonë, ishin refugjatë nga vendet fqinje.