Flash News

KRYESORE

A do jetë Gerrard pasuesi i Klopp? Flet vetë tekniku

A do jetë Gerrard pasuesi i Klopp? Flet vetë tekniku

Steven Gerrard i ka rrugët e shtruara për t'u bërë trajner i Liverpool-it, sepse është idhull i të gjithëve. Ai është legjendë në  “Anfield”.

Ish-kapiteni i skuadrës së kuqe aktualisht po drejton Rangers dhe po shkëlqen. 39-vjeçari ka folur për Mirror rreth së ardhmes dhe mundësisë për të zëvendësuar gjermanin Klopp në stolin e kuq.

“Jam shumë i motivuar dhe ambicioz si tip, ama nuk e marr me lehtësi vendimin për të zëvendësuar Klopp te Liverpool. Shpesh më pyesin se ku dua të shkoj pasi të largohem nga Rangers dhe cila është ëndrra apo ambicia ime. Po ua tregoj: ëndrra ime është fitimi i ndeshjes së radhës.

Kështu jam unë, do të ishte fantastike të arrija në majë, por ndihem që tani sikur punoj në një klub të madh. Po e shijoj atë çfarë po bëj dhe kam privilegjin të jem në pozicionin që preferoj“, thekson Gerrard.

Të fundit