Flash News

KRYESORE

A do ketë sërish bllokim valësh telefonike sot në protestë? Lleshaj: Nuk është masë drastike

A do ketë sërish bllokim valësh telefonike sot në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar vendimin e AKEP me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbylljen e valëve të telefonisë celulare për disa orë më 21 shkurt, kur opozita protestoi para parlamentit të rrethuar me tela me gjëmba.

I pyetur nga gazetarët nëse do ketë sërish masa të tilla edhe sot pasdite, kur është paralajmëruar protesta e opozitës, Lleshaj nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi një fakt të tillë, ndërsa nuk e cilësoi si masë drastike bllokimin e valëve. “Nuk di të ketë masë drastike të tillë dhe mbyllja e valëve telefonike nuk ishte masë drastike kur bëhet në shërbim të mbarvajtjes së sigurisë së gjithë protestës apo jo pjesëmarrësve të saj”, u shpreh ministri.

 

Të fundit