Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
"A do ketë zgjedhje në pranverë ose vjeshtë", Basha tregon nëse u arrit konsensusi në tryezën e marrëveshjes mes palëve
Basha ka theksuar se në tryezën e marrëveshjes për "Reformën Zgjedhore", që u mbledh dje mes palëve të mazhorancës dhe opozitës, nuk është arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme në pranverë apo në vjeshtë.
Ai u shpreh se nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur, do të ishte bërë publike:
Jo nuk është, sepse po të ishte do ta kishim raportuar si të tillë. Është objektiv i shpallur i opozitës së bashkuar në funksion të të cilit do të mobilizojmë çdo lloj instrumenti, popullor, qytetar, politik, ndërkombëtar, por padyshim në frymën e organizatës, kreu i të cilës është sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë mund të kapësh. Këto janë dy axhenda krejtësisht të ndryshme. Axhenda e Edi Ramës është të qëndrojë në pushtet me çdo mjet, çdo formë dhe sa më gjatë. Axhenda e opozitës dhe besoj e shumicës së qytetarëve është t’i japë fund një orë e më parë kësaj situate me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë.