Flash News

KRYESORE

A do mbyllen kufijtë pas rasteve të para me Covid-19? Rama: OBSH e kundërshton me forcë, ndodh vetëm në raste specifike

A do mbyllen kufijtë pas rasteve të para me Covid-19? Rama: OBSH e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e qeverisë se për momentin nuk diskutohet mbyllja e kufijve, pavarësisht se Shqipëria ka konfirmuar rastet e para të konfirmuara me Covid-19.

Sipas Ramës, vetëm më raste specifike merret kjo lloj mase drastike.

“OBSH nuk rekomandon, madje kundërshton me forcë mbylljen e kufijve, është predikuar vazhdimisht nga burime të pacertifikuara. Sic tregojnë përvojat e vendeve mbyllja e kufijve është masë shumë drastike e përdorur thuajse pjesërisht në raste shumë specifike të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Planet e veprimit i kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë hyjmë në skenarin e parë. Ne kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës edhe financat përkatëse dhe edhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh, sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Rama.

Rastet e para me Covid-19, Rama njofton mbylljen e shkollave, pezullohen fluturimet me Veriun e Italisë

Të fundit