Flash News

KRYESORE

A do përfitojë Veliaj nga studentët? Arlind Qori: Kryebashkiaku është pjesa më e kalbur e këtij sistemi

A do përfitojë Veliaj nga studentët? Arlind Qori: Kryebashkiaku

Aktivisti i “Lëvizja për Universitetin”, Arlind Qori e konsideron Erion Veliajn, kryebashkiak të Tiranës, bisht politik të kryeministrit Edi Rama. I pyetur në emisionin ‘Zonë e Lirë’ nëse Veliaj mund të përfitojë politikisht nga protesta e studentëve, Qori theksoi se kjo është e pamundur sepse kryebashkiaku nuk ka pëlqyeshmëri tek të rinjtë.

Arlind Qori e akuzoi Veliajn për shkatërrimin e Tiranës dhe e quajti pjesën më të kalbur të këtij sistemi.

“Erion Veliaj është politikisht bisht i Edi Ramës. Është shkatërrues i qytetit. Veliaj nuk është antiestamblishment, por në fakt është pjesa më e kalbur e këtij sistemi”, tha Qori.

Ai e akuzoi kryebashkiakun si përgjegjës politik për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Kush qëndron pas protestës? Aktivisti: Ambasadorja gjermane mbështet kërkesat e studentëve

Zbardhet agjenda për protestën e nesërme: Mos u dorëzo sot sepse do pendohesh nesër

Të fundit