Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
A do shtrihen hetimet për Tiranë-Elbasan deri te 'peshqit e mëdhenj'? Deputetët e PS i dhanë Xhikës 35 mln dollarë kur ishte nën akuzë
Që prej mbrëmjes së djeshme ka rënë në prangat e policisë ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, i cili akuzohet se ka abuzuar me një fond prej 5 miliardë lekësh, i dhënë për ndërtimin e rrugës Gjinar-Elbasan, e cila nuk u ndërtua kurrë.
Deri më tani, askush nga opozita dhe mazhoranca nuk ka reaguar për këtë çështje, e cila po trajtohet politikisht sikur të jetë përgjegjësi vetëm e një drejtori.
Në fakt, për autostradën Tiranë-Elbasan që vijon të ushqëhet pambarimisht me shuma të mëdha nga taksat e qytetarëve, nuk kanë munguar akuzat politike. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse hetimet që po zhvillohen ndaj Xhikës do të shtrihen deri në nivel ish-ministrash.
Xhika ishte vendosur në atë pozicion si propozim i LSI-së, ndërkohë që ministrat e Transportit përgjatë mandatit 2013-2017, kanë qenë gjithashtu pjesë e të njëjtës parti, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj (por ky i fundit vetëm për pak muaj).
Një tjetër fakt interesant është se deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, në prill të 2017-ës, miratuan një tjetër shtesë për autostradën, në shifrën e 30 milionë dollarëve. Pandeli Majko, Tom Doshi, Ulsi Manja apo Bashkim Fino shprehen rezerva për këtë shtesë të kërkuar nga Ministria dhe ish-drejtori Xhika, megjithatë e miratuan kërkesën e tyre.
Kjo shtesë u dha në një kohë kur Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte më shumë se një vit që kishte kërkuar shkarkimin e Dashamir Xhikës për një dëm më shumë se 4.5 milionë euro dhe kishte bërë kallëzim penal ndaj tij. Deputetët e PS e kishin këtë informacion dhe jo vetëm që nuk bënë thirrje për shkarkimin e Xhikës, por përkundrazi i dhanë atij 35 milionë dollarë të tjera.