Flash News

KRYESORE

A do ta fitojë Soni Malaj “Dancing With the Stars”

A do ta fitojë Soni Malaj “Dancing With the Stars”

Sonte është finalja e madhe e spektaklit të kërcimit në  Vizion Plus, “Dancing With the Stars”. Prej disa javësh, personazhe të famshëm kanë konkurruar me njëri-tjetrin, në këtë garë kërcimi që përfshin dhe argëtimin gjithashtu.

Një nga konkurrentet më të forta që nga puntata e parë e deri sot, ka qenë këngëtarja Soni Malaj. Ajo është përkrahur pafund dhe nga publiku, i cili shpesh ka qenë kundër disa kritikave që i janë bërë  Sonit nga ana e jurisë.

Soni e cila është çift me balerinin Dion Gjinika, kanë sjellë më saktësi çdo performancë të tyre nga puntata në puntatë.

Javët e fundit, kanë ndodhur disa debate mes jurisë dhe çiftit Soni-Dion dhe kjo është reflektuar disa herë dhe në pikët e ulëta që i ka dhënë kryetari i jurisë, Iliri, Sonit.  Por kjo ndoshta nuk do të ndikojë jurinë të mos jetë objektive sonte në gjykim.

Gara pritet të jetë e fortë pasi të gjithë konkurrentët kanë sjellë në këtë spektakël më të mirën e tyre.

Sonte të ftuar special në këtë finale janë Tolgahan Saysmain, bashkëshorti i Almeda Abazit dhe aktori i famshëm Mr. Bean.

Të fundit